Sot në Tiranë u mbajt Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se sondazhet tregojnë se opozita sot është shumicë.

“Sondazhet tregojnë qartë se opozita është shumicë. Kjo nuk vihet në diskutim. Shumica është opozita e bashkuar, sepse është me kauzën e shqiptarëve, për shqiptarët. Shqiptarët janë me anën e drejtë dhe jo me Ramën e bandën e tij.

Këta që janë në pushtet janë vagabondë, si në poezinë e Dritëro Agollit. Por koha e vagabondëve do të marrë fund. Në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Koha e Ramës dhe etërve të tij ka mbaruar”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb