TIRANE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se protesta e studentëve nuk është partiake. E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, Kryemadhi komentoi edhe deklaratat e Ramës, i cili e quan si ‘Doktoresha e Shkencave’. Sipas kryetares së LSI, Rama ka kompleksin se në 5 vite ja hodhi fajin LSI, por doli se shushunja ishte vetë.

“Mbas protestave qëndron çdo shqiptar që ka probleme. Edhe FRESSH ka pjesën përbërse në protestë. Nuk është protestë partiake, por kërkesat janë politike. Aty sheh të kapur dorë për dore FRESSH-istin me LRI-istin.  Ne lidhje me ate titullin është ndonjë titull i keq. Rama ndjen kompleksin që ka vetë se në 5 vite ja hodhi fajin LSI. Doli që shushunja ishte vetë. Demaskimin më të madh që i kanë bërë studentët Ramës nuk ja ka bërë politika në 20 vite. Në rrjetet sociale do gjesh meme qesharake që tregojnë nivelin  ku ka rënë kryeministri”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se LSI mban përgjegjësi në votimin e ligjit te Arsimit të Lartë dy vite më parë, ndërsa shtoi se është votuar me ‘zemër të thyer’.

“Nuk i shmangemi votimit të reformës në arsim dhe kemi përgjegjësisë tonë. Të gjitha grupet e LSI kanë qenë kundër ligjit të arsimit të lartë. E votuam me zemër të thyer duke pritur aktet nënligjore të ligjit. Ne u rakorduam më PD dhe ajo kishte për detyrë që të çonte ligjin nga Gjykata Kushtetuese. Por, edhe pse PD nuk e çoi këtë ligj në gjykata edhe pse ky institucion ishte i kapur nga qeveria. Ne mendomin se aktet nënligjore qdo të sillnin këtë ligj në shina të duhura. Aktet nënligjore nuk kanë fare lidhje me ligjin e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë nuk është zbatuar fare. Besimi në sistemin arsimor është shkatërruar”- tha Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb