TIRANE- Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar aspekte të ndryshme të jetës personale dhe asaj profesionale në emsionin “Xing me Ermalin”, ndërsa ka ndarë një sekret për publikun kur tha se e ka bllokuar Edi Ramë në telefon, që të mos ketë mundësi të komunikojë me të.

Ermal Mamaqi e verifikoi këtë në celularin e politikanes, por më pas realizoi edhe një video për Ramën ndërkohë që pyeste Monën: “Po sikur unë tani të pyes kryeministrin se çfarë gabimi mund të ketë bërë që ti t’i bëje ‘Block’, çfarë përgjigje do më jepte mendon?”

“Të reflektojë edhe ai pra si ti”, ka thënë Kryemadhi.
4f8a087625b5a9fd07ac07a65581104e

db49653a0081fd844df673f8a9568bd1
Mes të tjerave, Monika zbuloi se i kishte bërë ‘Block’ në ‘Whatsapp’ bashkëshortit Ilir Meta, por gjithashtu edhe kryeministrit Edi Rama.

E pyetur për politikanin që vlerëson më shumë, ajo ka dhënë emrin e Sali Berishës, pasi është menduar pak. Kryemadhi ka pohuar se Berisha është i zgjuar dhe mbi të gjitha korrekt që i qëndron marrëveshjes politike deri në fund.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: