E ftuar në emisionin “Pardon My French” në pjesën e dytë ka qenë Monika Lubonja. Aktorja si një mike e rinisë së Parashqevi Simakut ka zbuluar më shumë detaje në lidhje jetën e saj për periudhën kur qëndronin së bashku dhe gjithashtu është ndalur edhe tek Elton Ilirjani, i cili e ndihmoi ikonën e muzikës në Amerikë.

Monika ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto të saj së bashku me Parashqevi Simakun dhe vajza të tjera kur kanë bërë zbor. Në Top Albania Radio ajo ka zbuluar më shumë për këtë histori duke thënë se:

Ka qenë viti i parë kur ne nisëm me zborin dhe aty jemi njohur me Parashqevinë dhe me gocat që fillonin Akademinë e Arteve. Atë pesëmbëdhjetë ditëshin nuk e kemi kuptuar kurrë se si ka kaluar. Parashqevia ka qenë njeriu që jo vetëm kishte dashamirësinë për t’u kujdesur. Kemi kaluar mbrëmje të bukura dhe nuk kam për ta harruar kurrë kur në darkë mblidheshim dhe këndonim me kitarë sepse ishte e gjithë Akademia. Bëhej një koncert aq i bukur sa rrallë ndonjëherë mund të bëhen. Sigurisht që janë kujtime kaq shumë të bukura dhe të vendosura në memorien tonë.

Jonida më pas e pyeti Monika Lubonjën se si ka qenë Parashqevi Simaku në atë periudhë kur kanë qënë së bashku dhe aktorja u përgjigj duke thënë:

Ne kemi pasur shumë marrëdhënie të mira. Ka qenë një person që i ndihmonte të gjithë njerëzit. E kishte atë mundësinë dhe aftësinë që të ishte pranë njerëzve kur kishin nevojë. Një njeri shumë pozitiv. Ishte e lindur për skenën. Njeri i ngrohtë me njerëzit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: