Monsinier Henri, duke folur në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” bëri një krahasim, që për të, shkon me rastin e zjarrit në Notre Dame.

Ai tha se zemra e Krishtiit u dogj për njerëzinë, ndërsa shtoi se zjarri në Notre Dame iu duk sikur dogji zemrën e Francës.

“Krishti është varur të premten. Me varjen e tij, Krishti ua la zemrën e tij të djegur njerëzve. Kështu, edhe për këtë rast, m’u duk se zjarri në Notre Dame dogji zemrën e Francës”, deklaroi monsinior Henri.

Ai nënvizoi se jo vetëm të krishterët duhet të solidarizohen me këtë incident fatal për Notre Dame, por edhe jokrishterët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb