Islanda do të inaugurojë sot një pllakë në memorie të Okjokullit, akullanaja e parë e ishullit që u shkri për shkak të ngrohjes globale, një rast i mirë për shkencëtarët që të ndërgjegjësohen mbi pasojat e çrregullimit klimatik.

Pllaka përkujtimore do të inaugurohet pasdite, në vendin ku dikur gjendej akullnaja Okjorkull, në perëndim të ishullit.

“Bëhet fjalë për monumentin e parë që ngrihet në nder të një akullnaje të zhdukur për shkak të ndryshimeve klimatike në botë”, kishte deklaruar në korrik, Cymene Howe, profesor i antropologjisë në Universitetin Rice në SHBA, që ka ideuar këtë nismë.

Me këtë pllakë ku shkruhet me germa ngjyrë ari në islandisht dhe anglisht “Një letër për të ardhmen”, studiuesit shpresojnë të sensibilizojnë popullsinë për shkrirjen e akujve dhe efektet e ndryshimit klimatik.

Pllaka mban gjithashtu mbishkrimi “415 ppm CO2”, që i referohet nivelit rekord të përqendrimit të dyoksidit të karbonit të regjistruar në atmosferë majin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb