Salvatore Boccheti është trajneri i Monzës. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Boccheti do të pasojë Nestën, i shkarkuar paraditën e kësaj të hëne.
Salvatore Boccheti do të debutojë në stolin e Monzës, në ndeshjen ndaj Parmës, me 28 dhjetor.
Kontrata e nënshkruar prej tij, parashikohet të zgjasë deri në vitin 2027. Monza synon qëndrimin mes më të mirëve, në Serie A.
(J.S/BalkanWeb)