Në pritje të rikuperimit të të gjithë lojtarëve të përfshirë në ekipin kombëtar, përparësia te Milani është të hedhë dritë mbi gjendjen e Ismael Bennacer si dhe të rikuperojë plotësisht Alvaro Morata. Spanjolli u stërvit veçmas të martën (së bashku me Thiaw), por ka ende një ndjenjë të mirë për praninë e ish-lojtarit të Chelsea dhe Juventus me Venezia-n. Sulmuesi duhet të rikuperohet për ndeshjen: Synimi i Fonseca është ta ketë atë në stol dhe më pas në gjendje të mirë në ndeshjet e rradhës, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për kuqezinjtë, ato kundër Liverpool-it dhe Interit.

Ndërkohë, me ankth priten edhe rezultatet e testeve që Bennacer do t’i nënshtrohet të mërkurën pas dëmtimit të pulpës së pësuar gjatë pushimit ndaj Algjerisë. Analiza e thelluar do të jetë thelbësore për të kuptuar shtrirjen e lezionit dhe rrjedhimisht kohëzgjatjen e mungesës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: