Pauza e ndeshjeve të ekipeve kombëtare u ka dhënë mundësi skuadrave të rikuperojnë futbollistë, të cilët vuajnë nga dëmtimet në nisje të sezonit të ri. Një prej tyre është edhe Milani, i cili “humbi” pas ndeshjes së parë sulmuesin e saj më të ri Alvaro Moratën. Morata për këtë shkak nuk u grumbullua nga tekniku de la Fuente, për dy sfidat e para të “La Roja-s” për Nations League.

Sulmuesi kuqezi është duke kryer stërvitje të diferencuar në Milanello. Ai “po lufton” me kohën me qëllim që të jetë i gatshëm për teknikun Fonseca, për rikthimin e kampionatit. Megjithatë pavarësisht se duhen dy javë, në Milano kanë nisur “ethet” e derbyt të Madoninës, me Alvaro Moratën që shpreson të jetë i gatshëm për derbyn e parë të Milanos për të.

“Mezi po e pres ta luaj atë ndeshje. E kam ndjekur vetëm si tifozë në dy raste, për të ndjerë më nga afër emocionin e kësaj ndeshje, e cila është vërtet shumë speciale. Interi është një skuadër shumë kompetitive, por unë shpresoj që t’i mundim këtë here e t’I bëjmë të festojnë tifozët tanë pasi e meritojnë. Në derby nevojitesh që të kesh uri për ta fituar.”, përfundoi deklaratën e tij sulmuesi spanjoll i Milanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: