Në prag të sfidës ndaj Gjermanisë, Alvaro Moratas, lojtarit të kombëtares spanjolle, i është vjedhur rezidenca që ka në Sardenja.

Lajmi është bërë i ditur nga Alice Campello, bashkëshortja e Moratas, e cila bashkv me dy fëmijët kishin shkuar me pushime në sardenja.

Alvaro Morata, bashkëshorti i Campello, ndodhet në Gjermani për të luajtur me kombëtaren spanjolle në Euro2024.

Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Porto Cervo të Sardenjës.

“Dje na vodhën gjithçka që kishim sjellë me vete për pushime, preferoj ta them vetë dhe t’ju siguroj se jemi të gjithë mirë. Tani kemi njerëz që janë me ne, jemi më të qetë 24 orë në ditë”. Influencuesja ka shkruar, duke zbuluar edhe vendimin drastik që ka marrë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve, për tu monitoruar 24 orë në 24.

La Storia Di Alice Campello 2
La Storia Di Alice Campello 2
Alice Campello, Foto Da Instagram 2
Alice Campello, Foto Da Instagram 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb