Kalimi i Moratës tek Atletiko shkakoi jo pak pakënaqësi te tifozët e “los cholconeros”, të cilët nuk ia falin sulmuesit dashurinë e tij të shprehur në jo pak raste për Realin e Madridit.

Por ka qenë vetë sumuesi i cili ka qetësuar tifozët me një postim në Instagram ku ka postuar një foto  kur ka qenë fëmijë me fanellë të Atleticos duke shkruar: “Me iluzionin e një fëmije”.

Por dihet që hapat e parë të futbollit, Morata i ka marrë në skuadrën e Real Madrid dhe kjo foto me siguri që nuk do t’i pëlqej aspak Kampionëve të Evropës.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: