ITALI

Hipoteza për shembjen e “San Siros” dhe ndërtimin e një stadiumi modern, ka ndezur debat të madh në Itali, ndërsa debatit i është shtuar dhe zëri i Masimo Moratit, ish-presidenti i Interit, që është mjaft i afeksionuar me stadiumin historik.

“Nuk mund të shembet, është një vend i mrekullueshëm, një copë historie e Milanos dhe e milanezëve. Skuadrat duhet të kenë secila stadumin e saj. Më vjen vërtet keq që po mendohet shembja dee San Siros për një arsye të dyfishtë. E para ka të bëjë me shikueshmërinë dhe komoditetin e stadiumit. Aty të duket vetja sikur je në kinema apo restorant, nshja shikohet në mënyrë të mrekullueshme, njëjtë si në sallonin e shtëpisë”.

“Arsyeja e dytë është e karakterit sentimental. Këtu nuk po flasim veç për një strukturë sportive, por për diçka që bën pjesë në historinë e Milanos dhe milanezëve. Unë nuk do të çoja fadromat, do ta shmangia këtë gjë. Sepse po të kishim dy stadiume nuk do të ishte aspak keq. Të kërkosh të ulësh shpenzimet, nuk do të thotë të shembësh San Siron”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb