Ish-kryeministri i Italisë dhe njëkohësisht ish-presidenti i Milanit, 81-vjeçari Silvio Berlusconi, është shumë pranë rikthimit në futboll pasi po mendon blerjen e klubit të Monzës, që militon në “Seria C”.

Për këtë temë ka folur Masimo Moratti, ish-presidenti i Interit, i cili shprehet se e kupton Berlusconin. Në një intervistë për “Il Giornale” Moratti zbulon edhe një prapskenë interesante, vetë ai ka qenë shumë afër blerjes së Barit, klubit që pak kohë më parë u shit të presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

“Ka vetëm një shpjegim për të, dhe quhet pasion. Kjo është një iniciativë shumë e bukur, e cila mund të çojë në një zgjim të madh të interesit në Serinë C dhe çdo gjë tjetër. Pas kësaj, ju do të shihni se çfarë do të ndodhë: ata do të investojnë në stadium, të forcojë ekipin”.

“Disa kohë më parë unë u ofrova te klubi i Barit, i cili më vonë u shit te Aurelio De Laurentiis. Kam diskutuar me djalin tim për disa ditë dhe është kënaqur me ofertën, por pastaj kemi vendosur të heqim dorë.

Nëse e bënim këtë, ne do të kishim përfunduar duke shpenzuar më shumë para sesa do të kishim buxhet, kështu që hoqa dorë”-përfundoi ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb