Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj ka replikuar me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pasi kjo e fundit i tha deputetit se ka marrë raport mjekësor dhe se “nga diçka fshihet”.
Shehaj nëpërmjet një replike shprehet se Balluku duhet të lërë broçkullat.
Ai i bën thirrje Ballukut që të vijë të enjten tjetër në parlament dhe t’i përgjigjet interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëse.
“Lëri broçkullat! Hajde të enjten tjetër në Kuvend dhe përgjigju Interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëshe.Ke 6 muaj që fshihesh!”, shkruan Shehaj.
(BalkanWeb)