EGJIPT-8 burra janë lënë në burg, pasi ishin shfaqur në një video ku celebrohej martesa e një çifti homoseksual.

Video u postua në rrjetet sociale me titullin “martesa e parë homoseksuale në Egjipt” dhe në të shfaqeshin dy meshkuj duke shkëmbyer unazat, rrethuar nga miqtë e tyre që morën pjesë në këtë gëzim.
Burrat që morën pjesë në festën e dasmës u dënuan me nga tre vite burg secili, për fyerje të Zotit dhe ‘nxitje të degjenerimit”.

Edhe pse homoseksualiteti nuk është i ndaluar me ligj në Egjipt, burrat që u arrestuan muajin e kaluar u “testuan” për homoseksualitet dhe sipas zyrtarë egjiptianë që hetojnë veprat e turpshme morale, ata dolën negativë. Mendohet se ky test “homoseksualiteti” ka përmbajtur ekzaminim anal.

Prokurori i Përgjithshëm Hisham Barakat, tha se video dhunon moralin publik ndaj personat që ishin pjesë e saj u dënuan. Për rastin reagoi edhe Human Rights Watch duke thënë se ekzaminimet “anale” shkelin standardet ndërkombëtare kundër torturës.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: