TIRANE
Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka befasuar fansat e saj me një rol të ri në serialin turk të njohur, “Kizilcik Serbeti”. Ajo interpreton rolin e këngëtares, duke dhënë një përformancë të jashtëzakonshme që është vlerësuar lart nga ndjekësit e saj.
Nëpërmjet këtij projekti, Morena ka arritur të tërheqë vëmendjen e audiencës turke, por edhe të fansave shqiptarë, të cilët tani shprehin interes të madh për këtë serial. Gjatë serialit, një ndër aktorët e prezanton këngëtaren si një nga më të famshmet në shtetin e saj.
“Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan,” thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.
Pas disa viteve që ka zgjedhur Turqinë si vendbanim, Morena ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes mediatike. Megjithatë, përmes postimeve në Instagram, ajo ka konfirmuar se është në një lidhje romancë, megjithëse ende nuk ka zbuluar identitetin e partnerit të saj të ri.
@ideal.edaece