TIRANË-Një 49-vjeçar i akuzuar për mashtrim është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. Burime nga Interpol Tiranë bëjnë me dije se u ekstradua Artur Beqo, 49 vjeç,banues në Fier.

“Gjykata e Rrethit Fier , me vendimin Nr. 62-2013-36, datë 21.05.2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrim” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”- sqarohet nga Interpol Tirana.

AKUZA
Në muajin nëntor 2008 , shtetasi Artur Beqo i ka marrë borxh shumën 100.000 dollar duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më borxhin shtetasit L.R.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: