Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Astir, ku një vajzë ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga disa persona. RENEA hyri në katin e tetë të apartamentit, duke gjetur vajzën vetëm.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se vajza dyshohet se ka qenë me persona të tjerë, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira airbnb, ngjitur me njëri-tjetrin.

Dyshohet se personat e tjerë janë larguar. Pas kontrollit nga policia janë gjetur 2 pistoleta. Vajza që bëri denoncimin është S.Q, 20 vjeçe. Ajo ka punuar si hostes.

Ende nuk dihet kush janë personat që kanë marrë apartamentet me qira

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: