Ky është momenti kur Dritan Dajti ka zbritur nga mjeti i policisë, me të cilin u transportua nga Burgu i Peqinit drejt Tiranës.

Aty ku fatkeqësisht udhëtoi për ti dhënë lamtumirën nënës së tij e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Dajti ka bërë një kërkesë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, teksa këta  të fundit ia kanë aprovuar kërkesën.

Mesditën e kësaj të shtune, Dajti udhëtoi drejt Tufinës aty ku u varros nëna e tij, më tej u rikthye sërish në qeli i shoqëruar nga 140 forca policie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb