TIRANË

Ylli Shehu do jetë një nga deputetët e rinj që do të hyjë sot në parlament pasi nuk refuzoi mandatin, duke dalë kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin, dhe vjen nga lista shumëemërore e LSI-së.

Ai është parë teksa ka hyrë në Parlament mëngjesin e sotëm ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Shehu tha se e pranoi mandatin pasi nuk mund të tradhtojë votuesit e tij, ndërsa theksoi se do jetë në opozitë me qeverinë.

“Mandati mendoj që ishte i imi personal, nuk mund t’i zhgënjej votuesit e mi. Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb