Atleti amerikan Fred Kerlej, i cili mori medalje bronzi në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka patur një aventurë të keqe një ditë më parë.

Pas një debati me disa oficerë policie në Majemi, 29-vjeçari u godit me një pajisje elektrizuese dhe u arrestua. Ai u përball me akuzat për agresion, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe prishje të qetësisë.

Mediat në Majemi raportuan se Kerlej u paraqit dje në gjykatë dhe u lirua me kusht. Avokati i tij tha se incidenti ishte një “keqkuptim total”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb