Një pedofil, 43-vjeçari Daniel Moraes Bitar u dënua me 45 vjet burg për rrëmbimin e një vajze 12-vjeçare në Brazil për ta bërë skllav seksi.
43-vjeçari u kap nga kamerat e sigurisë duke e tërhequr zvarrë 12-vjeçaren në një çantë për ta çuar në shtëpinë e tij ku vajza u gjet e prangosur në një shtrat në qershor 2023. Policia ka rënë në gjurmët e nëpunësit civil 43-vjeçar falë pamjeve të kamerave të sigurisë.
Nga hetimet rezultoi se pas rrëmbimit, bashkëpunëtorja e tij, një 22-vjeçare, ka vënë një leckë me kloroform në fytyrën e 12-vjeçares, ndërsa 43-vjeçari e ka kërcënuar me thikë. Ekzaminimi mjeko-ligjor pas gjetjes së vajzës kishte rezultuar se ajo kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Në shtëpinë e 43-vjeçares u gjetën lodra seksi, taser, kamera, materiale pornografike si dhe një bidon me benzinë të cilën policia vlerësoi se do ta përdorte për të djegur 12-vjeçaren pasi e kishte përdhunuar.
22-vjeçarja, bashkëpunëtore e 43-vjeçarit u dënua me 29 vite burg për rolin e saj, ndërsa të dy do të paguajnë një gjobë prej rreth 12 mijë euro për viktimën.
Disturbing footage captures Daniel Moraes Bittar, a p*dophile, dragging a suitcase into his apartment, which horrifically contained a 12-year-old girl he had kidnapped.
Upon entering his apartment, Daniel Moraes Bittar handcuffed the 12-year-old girl and chillingly declared her… pic.twitter.com/CH3ut9XlMt
— Morbid Knowledge (@Morbidful) August 15, 2024
(BalkanWeb)