GJERMANI- Një gjykatë në rajonin e Frankfurtit, ka dënuar me 3 vjet e 9 muaj një shtetas gjerman me origjinë shqiptare të akuzuar për pjesëmarrje në luftëra terroriste,

Kreshnik Berisha akuzohet se ka qenë në Siri, ndërsa për pesë muaj para kthimit të tij në Gjermani, kishte luftuar krahas militantëve të ISIS. Ky është gjykimi i parë në Gjermani për një të akuzuar se ka marrë pjesë në luftë krahas Shtetit Islamik, ndërsa në pritje të gjykimit janë edhe disa të dyshuar të tjerë.

Për Kreshnik Berishën, prokurorët rajonal në Frankfurt, kanë rekomanduar një dënim prej 4 vite e tre muaj burgim, ndërsa në përfundim ai u dënua me 3.9 vite. Avokati mbrojtës i të akuzuarit Berisha, Mutlu Gunal, tha gjatë seancës se klienti i tij, kishte shkuar në Siri për të shpëtuar jetë. 20-vjeçari Berisha ka lindur në Gjermani nga prindër kosovarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb