Një 36-vjeçari shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me një shumë parash të cilat tentoi ti kalonte në Shqipëri pa i deklaruar.

Sipas një njoftimi zyrtar, i riu nga Kosova nuk ka bërë me dije në lidhje me shumën që ka pasur teksa udhëtonte nga Kosova, por gjatë kontrollit u gjetën 18 mijë euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi i policisë:

PKK Morinë/ Tentoi të fuste në Shqipëri, 18 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin kosovar D. M. Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar D. M., 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: