TIRANË

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lëkundjet e mëpasshme nuk kanë lënë të palëkundur asnjë person në Shqipëri. E përjetimet vazhdojnë të përshkruhen të frikshme. Akademiku Artan Fuga përshkruan atë që ka parë natën e 27 nëntorit në Durrës.

“Çfarë pashë parmbrëmë në rrugët e lagjes 13 të Durrësit!
Ecja me dhimbje, trishtim për atë qytet që e dua më shumë se çdo qytet tjetër në botë!
Nuk më ikej kur qyteti rënkonte, sikundër më pret në verimet e mia, në ditët e dimrit aq të madhërishme atje!
Atë që ishte qytet kur Londra, Berlini, Amsterdami a të tjerë nuk do të kishin qenë as stacione autobusi! Dëshëron Lubia Tërmet të na e rrëmbejë!
Mortje Tërmet! Qen! Të urrej!”, shkruan Fuga.

Artan Fuga
Artan Fuga

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: