Lamine Yamal është një prej të talentuarve të Spanjës që po shkëlqen në këtë Europian. Përfaqësuesja spanjolle do të sfidojë Shqipërinë të hënën në orën 21.00, në ndeshjen e fundit të grupeve.

Kuqezinjtë duan 3 pikët për kualifikimin, ndërsa iberikët e kanë siguruar një biletë për në fazën tjetër. Në rrjetet sociale nuk mungojnë memet, sa i takojnë 16-vjeçarit Yamal.  Së fundmi, një tifoz kuqezi i ka kërkuar atij, nëpërmjet një mesazhi në Instagram, që të mos shënojë ndaj ekipit të Sylvinhos.

“Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai.

 

1000135360 587x1024
1000135360 587×1024

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb