Erërat e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme vazhdojnë të fryjnë rrezikshëm. Irani ka kërcënuar Izraelit me një luftë asgjësimi nëse shteti hebre do të niste një sulm kundër Libanit.

Përfaqësuesi i Iranit në OKB në një postim në rrjetin social X, njoftoi se po studiohet përfshirja e plotë e të gjitha fronteve të rezistencës.

“Edhe pse Irani e konsideron propagandën e regjimit sionist me synimin për të sulmuar Libanin si një luftë psikologjike, nëse ai fillon një agresion ushtarak në shkallë të gjerë, ai do të nisë një luftë asgjësimi. Të gjitha opsionet, përfshirë përfshirjen e plotë të të gjitha fronteve të Rezistencës, janë në tryezë”, thuhet në mesazh.

Kur ministri i jashtëm në Teheran, Ali Bagheri, deklaroi se “rezistenca libaneze është e gatshme të përballet me çdo agresion të mundshëm të Izraelit”.

Ai nënvizoi se rezistenca libaneze, duke iu referuar Hezbollahut të mbështetur nga Irani, është në gjendje të ndalojë vazhdimin e krimeve të Tel Avivit dhe parandalimin e përhapjes së tensioneve në Liban dhe rajon.

Pentagoni amerikan thotë se nuk ka vend për panik dhe se nuk po përgatit një evakuim të qytetarëve nga Libani. Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, kanë përpiluar një dokument të ri për një propozim paqeje mes Izraelit dhe Hamas, në mënyrë që të arrihet një armëpushim dhe lirimi I të gjitha pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: