Komisioni i Sigurisë ka filluar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.

Në Komision ishte duke raportuar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, por përpara se ai të merrte fjalën, deputeti demokrat Asllan Dogjani është përplasur me kryetarin e Komisionit Nasip Naçon, pasi ky i fundit nuk po i jepte fjalën për procedurë.

DEBATI

Nasip Naço: Nëse jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj

Asllan Dogjani: Ka procedurë

Nasip Naco: Mos bërtit se nuk kam frikë

Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara

Nasip Naco: E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën  e fjalës. Nuk ka raport.

Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb