Katër kongresistët amerikanë të cilët u sulmuan përmes rrjetit social Tëitter nga presidenti Amerikan Donald Trump deklaruan se askush nuk do t’ua mbyllë gojën por në vend të kësaj ata e kthyen vëmendjen tek trajtimi me të cilën përballen emigrantët në kufirin amerikan. Përfaqësuesit amerikanë në kongres Aleksanda Okasion Kortes, Ilhan Omar, Ayana Pressley dhe Rashida Tlaib deklaruan përpara gazetarëve se sulmet e Trump ndaj tyre janë tentativë për të tërhequr vëmendjen nga politikat e tij si dhe inkurajuan njerëzit që të mos bien në kurth.

“Kjo është thjesht një përpjekje për të larguar vëmendjen. Ne duam të trajtojmë problemet e popullit amerikan dhe kjo është arsyeja pse na kanë dhënë besimin për në kongres. Duam të zvogëlojmë taksën e barnave, të trajtojme krizën në sistemin shëndetësor publik. Duam të adresojmë hendekun e madh mes të pasurve dhe të varfërve: u shpreh kongresistja Pressley. Ndërkohë Okasio Kortez që vjen nga një familje me origjinë Porto Rikane deklaroi se pavarësisht gjithçkaje që thotë presidenti Trump, Amerika i përket të gjithëve.

Politikanët amerikane iu përgjigjën kështu komenteve raciste në twitter të shefit të shtëpisë së bardhë ku ai u kërkonte atyre që të ktheheshin në vendet e origjinës ndonëse tre prej këtyre kongresistëve kanë lindur në Shtetet e Bashkuara njësoj si presidenti Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb