Qytetarët po mbajnë një protestë para godinës së Parlamentit kundër marrëveshjes me Italinë, që ishte parashikuar të votohej sot në Kuvend.
Protestuesit pretendojnë se marrëveshja është antikushtetuese, ndërsa i kanë bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë ligjin.
“Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë nëse do të votohet ai
Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza”, tha një prej tyre.