Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një replikë për deputetin Toni Gogu i cili u shpreh se PD dujhet fillimisht të luftojë hajdutërinë brenda vetes e më tej të hedhë sytë nga mazhoranca, u shpreh se PD e bën haptazi një gjë të tillë, ndryshe nga mazhoranca e cila sillet si “vëlla e motër” në publik dhe nga na tjetër flasin keq për njëri-tjetrin në biseda private.
Duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, Bardhi tha se kryeparlamentaja nuk duhet ta mbrojë ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, pasi është në dijeni se sa “shumë e do”, akuzë të cilës Spiropali iu përgjigj se ai nuk mund të lexonte se çfarë kishin të tjerët në zemër.
Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit. Ne si parti jemi të hapura dhe i bëjmë në publik luftën ndaj hajdutërisë, nuk jemi si Belinda Balluku dhe Veliaj që paguajnë edhe vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin. Mos e mbro Belindën se e di sa e do
Spiropali: Ju nuk lexoni zemra
Bardhi: Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën. Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.