TIRANE- Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja që ndodhi dje në para Presidencës, ku u plagosën 4 të rinj.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e të arrestuarit Henri Karaj, që ky i fundit ka dhënë përpara policisë duke treguar arsyen e vërtetë që çoi në degradimin e sherrit deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Sipas tij, ai është konfliktuar me katër të rinjtë e tjerë, pasi këta të fundit në mënyrë të vazhdueshme i kishin ngacmuar të dashurën.

“Nuk shkova për ti plagosur. Ne u takuam dhe nje dite me pare dhe u thashë qe ajo është e dashura ime dhe te mos e ngacmojnë. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar serish. Kur i pashe këtë gjë u thashë por ata me ofenduan dhe tentuan te me godisnin dhe unë qëllova me biçakun qe kisha me vete” ka thene ai

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim dhe një 19-vjeçar, shtetasi me inicialet F.S., i cili është shok me Henri Karajn. I riu ka qenë i pranishëm dje në sherr, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb