Është e njohur se shumë kripë në dietë është e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut, por nuk keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë i bën ajo trurit tuaj. Hulumtimi i ri i publikuar në revistën Nature Neuroscience, gjeti se minjtë që janë ushqyer me ushqime me tepër kripë kanë pasur çrregullime kognitive.

Minjtë treguan një rënie në aftësinë për të lëvizur në labirint. Ushqimi i kripur ka ndikuar në rritjen e interleukin-17, i cili mund të ndryshojë sinjalet kimike të enëve të gjakut në tru. Autorët e studimit thonë se njerëzit që përdorin shumë kripë në dietë mund të kenë pasoja të ngjashme, por kjo ende nuk është hulumtuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb