Më dt 2 Maj, UNECE- Komisioni Ekonomik i Evropës i Kombeve të Bashkuara dhe UN-Habitat po organizojnë në Tiranë një seminar dy ditor mbi -Politikat për strehim të qëndrueshëm dhe zhvillim urban në Shqipëri.

Si pjesë e projektit të UNDA-s “Politikat e bazuara në dëshmi për strehim të qëndrueshëm dhe zhvillim urban për arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së”, Seminari do të diskutojë rolin e provave në hartimin e politikave në Shqipëri, duke u përqendruar në qasjet për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në kontekstin e SDG11, me pjesëmarrjen e një punëtorie në nivel kombëtar dhe lokal, e cila do filloj punimet që më dt 1 Maj 2019.

Komiteti i UNECE për Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës që nga miratimi i marrëveshjeve të fundit ndërkombëtare dhe rajonale, siç është Axhenda e Re Urbane dhe Karta e OKB-së për Gjenevën mbi Strehimin e Qëndrueshëm, krahas takimeve për të promovuar dhe shkëmbuyer eksperienca si konferenca e Prillit “ Day of cities”, ka dhe një rol mbështetës për vendet me ekonomi në tranzicion.

Këto vendet në rajonin e UNECE me ekonomitë në tranzicion përballen me shumë sfida të përbashkëta strehimi, duke përfshirë standarde të ulëta të efiçiencës së energjisë në strehim; përballueshmërinë e ulët të strehimit për shkak të një sigurimi të kufizuar të sistemeve të strehimit social dhe / ose të subvencioneve; tregjet e pazhvilluara të qirasë; mungesa e ekspertizës së qeverive në planifikimin strategjik të banimit dhe zhvillimit urban;apo mungesa e koordinimit të politikave ndërmjet palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe nën-kombëtar. Si rezultat i këtyre dhe sfidave të tjera sociale, mjedisore, organizative dhe financiare, ata përjetojnë një degradim dhe përkeqësim në rritje të stokut të banesave, gjë që rezulton në një akses të kufizuar të popullsisë në një strehim të përballueshëm, shëndetësor dhe energji.

E gjithë kjo mbështetje bëhet për të përmirësuar cilësinë e jetës me efikasitet të shëndetshëm dhe funksionim të shërbimeve urbane si dhe konkurrencën, duke siguruar që ajo të plotësojë nevojat e qytetarëve aktuale dhe të ardhshme në lidhje me mjedisin ekonomik, social, mjedisor si dhe në aspektin kulturor.

Projekti, në periudhën 2014-2017 mbështeti strehimin e qëndrueshëm në katër vende të përzgjedhura me ekonomi në tranzicion (Armeni, Republika e Moldavisë, Serbi dhe Taxhikistan) duke i ndihmuar qeveritë e tyre kombëtare në formulimin dhe zbatimin e politikave përkatëse dhe duke zhvilluar Planet Kombëtare të Veprimit për Strehim të Qëndrueshëm dhe Zhvillimin Urban.

Tashmë projekti i UNECE mbi Kartën e OKB-së Gjenevë mbi Strehimin e Qëndrueshëm dhe Strategjinë për Strehim të Qëndrueshëm dhe Menaxhimin e Tokës 2014-2020 po mbështet 4 vende të tjera me ekonomi në tranzicion ( Shqipëri, , Gjeorgji, Kirgistan dhe Ukrainë)

Kjo punë bazohet në dokumentet kryesore të politikave me metodologjinë për grumbullimin e të dhënave për strehimin, zhvillimin urban dhe administratën e tokës relevante për Agjendën pas vitit 2015 mbi qytetet dhe vendbanimet njerëzore dhe udhëzimet specifike të vendeve përkatëse.
. Përgatitja e materialeve të trajnimit në zhvillimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm të bazuar në evidencë
. Organizimi i seminareve kombëtare të trajnimit për të mbështetur zhvillimin e politikave të qëndrueshme të strehimit dhe zhvillimit urban të bazuar në evidencë dhe punëtoritë kombëtare të vlerësimit për të përpunuar udhëzimet kombëtare për grumbullimin e të dhënave për të monitoruar zbatimin e politikave për strehimin, zhvillimin urban dhe administrimin e tokës.

Pra kjo punëtori, ky seminar dhe panel diskutimesh në Tiranë, është pjesë e një programi 10-vjeçar të Kombet të Bashkuara në Gjenevë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) mbi zhvillimin e Qyteteteve, permiresimin e jetës së banorëve në Rajonin e UNECE-s.
Ndaj me këtë rast do doja ftoja çdo të interesuar nga media, qytetarë , intelektualë për t’a ndjekur nga afër këtë proces këshillimi, monitorimi, trajnimi, planifikimi për t’u bërë pjesë e një dialogu të shëndoshë, si dhe për most të lejuar asnjë pushtetarë në atë tryezë, t’a përdor programin e OKB-së për pushtet apo fushatë.
Gjë që ka ndodhur shëmtuar kohëve të fundit me titullarët shqiptarë…

Për më shumë informacion të këtij programi, si dhe për pjesëmarrjen tuaj, Regjistrohuni tek linku më poshtë ju lutem: https://www.unece.org/index.php?id=51162

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: