Një shaka e keqkuptuar ka përfunduar keq në një lokal në Lerchenfelder Gürtel në Austri. Nga përleshja fizike mes pesë burrave, dy mbetën të plagosur rëndë.


Një 29-vjeçar serb kur u fut mëngjesin e së enjtes (rreth 1.45) në një lokal, pa se kishte vetëm burra dhe pyeti – “mos është ndonjë parti pederastësh”? Tre burrat që ndodheshin aty, dy serbë të tjerë dhe një maqedonas, u ndjenë të ofenduar nga shakaja e tij dhe sulmuan menjëherë fizikisht dy të rinjtë 29-vjeçarë edhe ata me origjinë nga Serbia, përcjell albinfo.ch.


arme


Njëri nga sulmuesit, 30 vjeç përdori edhe një shkop teleskopik. Dy të lënduarit kishin fraktura në krahë, tronditje, hematoma dhe plagë.

Ata arritën të iknin nga restoranti dhe të informonin policinë. Oficerët u kthyen në vendin e ngjarjes, në restorantin e mbyllur në momentin që tre të dyshuarit (22, 27, 30) tentuan të largoheshin dhe i arrestuan. Mjeti i përdorur si armë u sekuestrua gjithashtu nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb