Pas letrës publike që kryetari i PD-së Lulzim Basha i dërgoi bankave të nivelit të dytë dhe për dijeni Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë, ku u bënte thirrje që mos të rrezikojnë me financimin e PPP-ve, pasi sipas tij janë para te pista, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.


Në një takim me sipërmarrës shqiptarë, kreu i qeverisë iu përgjigj Bashës, ndërsa shtoi se; “Bëjnë ftesa për t’u djegur bankat, për t’ju turrur shtëpive tuaja”.

“Ndërkohë që fryma e agresivitetit kundër përfaqësuesit të një familje të madhe apo kundër këtij gogolit, “oligarkut” rritet dhe ju e dini shumë mirë, pasi i keni parë dhe dëgjuar të gjithë që arrihet deri në pikën që dilet nëpër televizor dhe flitet në emër të shoqërisë dhe të pavarurve dhe bëhen ftesa për të djegur ndërmarrjet tuaja, bëhen ftesa për të djegur bankat. Bëhen ftesa për t’ju turrur shtëpive tuaja do të ishte ndoshta jo e mirëkuptueshme por e kuptueshme nëse do të kishim të bënim me një realitet kur një grup njerëzish me para vendosin për shoqëritë. Apo vendosin për çdo gjë që parlamenti miraton, por nuk ka gjë më larg të vërtetës sesa kjo dhe sesa ideja që këtu një grup njerëzish e ka fushë me lule apo që kush është kompani e madhe apo biznesmen apo biznesgrua në këtë nivel nuk ka probleme”, tha Rama.


Në letrën e tij të bërë publike më 1 tetor, lideri i PD-së vuri në dukje paralajmërimet e tij të herëpashershme se “sektori bankar është më i ekspozuari nga bashkëpunimi mes qeveritarëve të korruptuar me disa kompani që po përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme.”
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: