Pak ditë pasi autobusi me gjimnazistë nga Roskoveci u përfshi në një aksident në Qafë-Thanë, vjen një denoncim nga një prej nxënësve.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka publikuar në “Facebook” një mesazh të nxënësit dixhital, i cili denoncon faktin se drejtoresha e shkollës dhe mësuesit i bëjnë presion që mos të flasin për aksidentin. Sipas nxënësit, në shkollë sot shkuan dy gazetarë, ndërsa ata nuk u lejuan që të flisnin për ngjarjen.

DENONCIMI TEK BERISHA
Nxenesit e aksidentuar denoncojne drejtoreshen e shkolles dhe kryetaren e Bashkise! sb

si je z.berisha
Jam nje nga nxensit e aksidentuar ne eskursionin qe u organizua nga drejtoresha dhe zonja kryetare bashkisë.
Jemi komplete ne terrore nga mesuesit dhe nga drejtoresha. sot erdhen 2 gazetare prane shkolles tonë dhe donin nxensit e aksidentuar per ti mare ne interviste por asnjeri nga ne nuk lejohesh qe te afrohej gazetarve mesuasit na luteshin qe te mos jepnim intervista. Ndersa drejtoresha qe fshihej ne shpi dhe nuk paraqitesh per asnjë shpjegim ..
anonim ju lutem se janë gjakpirësa këta

Berisha
Berisha

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb