Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur me deputetin Lefter Maliqi, në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Temë debati është bërë raporti i Komisionit të Venecias, i cili sipas Spiropalit, çimentoi ligjshmërinë e 30 qershorit. Por, për deputetin Maliqi, “Venecia” u thirr për Presidentin Ilir Meta dhe nuk ka në dorë ligjshmërinë e zgjedhjeve, pasi sipas tij, kjo gjë i takon OSBE/ODIHR.

Pjesë nga debati:
Spiropali: Zgjedhjet e 30 qershorit u bënë për të shpëtuar ligjshmërinë në vend. Ne jemi krenarë, që zgjedhjet u bënë. Patjetër që ne donim t’i kishim përballë, por nuk ishte vendimi ynë. Venecia e çimentoi shumë qartë.
Maliqi: S’e ka Venecia këtë, e ka OSBE/ODIHR.
Spiropali: I besoj më mirë Komisionit të Venecias, se Kryemadhit e Bashës.
Maliqi: Nuk u thirr Komisioni i Venecias për këtë që thotë kjo, ai u thirr vetëm për Presidentin.
Spiropali: Bojkoti nuk mund të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira. 30 qershori është i padiskutuar. Ne duam t’i japim vendit një President, jo një “Luan të Venecias”.
Maliqi: Nuk duhet të flasim me kode, ai flet me kode. Më vjen se Bundestagu thotë se një nga kushtet është Gjykata Kushtetuese, e cila sheh dhe vendimet e Presidentit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb