Moderatorja Elita Rudi shpeshherë poston në Instagram, momente nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi ajo i është drejtuar të gjitha nënave me një mesazh. Teksa po iu bënte gati qershiat fëmijëve të saj, Elita është kujtuar se edhe ajo vetë i pëlqen shumë.
“Tashi qesh duke iu bërë gati fëmijëve qershiat, qesh tu iu heq farat. Edhe më ra në mend diçka. Edhe mua më pëlqejnë shumë qershiat. Do me thënë që kur jam bërë nënë harroj që mund edhe unë me ngrënë. Mos e harroni veten,”-thotë Rudi.
Ju kujtojmë që së fundmi moderatorja Elita Rudi iu është kundërpërgjigjur të gjitha komenteve negative dhe akuzave për photoshop nga ndjekësit. Ajo publikoi një video në Instastory një javë më parë, ku krahas saj ka vendosur edhe dy komente të bëra nga dy ndjekës.
“Komplet photoshop, ti kurrë se ke këtë trup, bullica”, “Full photoshop, trupin nuk e ke kaq të hollë kurrë sepse të shoh çdo ditë”- thuhet në komentet që ajo ka vendosur të bëjë publike.
Ndërkohë në videon e ndarë në llogarinë e saj, Elita shfaqej e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluze të shkurtër, duke treguar kështu barkun e tonifikuar. Ajo e ka shoqëroi videon me këngën e Beyonce, të titulluar “Pretty Hurts”, këngë e cila flet gjithashtu për paragjykimet ndaj grave për pamjen e jashtme.