Në studion e emisionit “A Show” në News 24, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli pa dorashka. Ajo tregoi për marrëdhëniet e saj dhe Ilir Metës me Ramën në koalicion, për frikën që kishte nga ky bashkëpunim, si dhe për këshillat që i jepte bashkëshortit të saj, që në atë kohë kishte drejtimin e partisë.
Kryemadhi pranoi hapur se Rama është treguar i pandershëm me çiftin Meta-Kryemadhi.
“Në marrëdhëniet me Metën s’flas fare se e kanë listën të gjatë. Në marrëdhënie me mua, po ju flas për zgjedhjet e 2017 në Lezhë. Ia kërkoi vetë deputetit tonë Viktor Tusha të ishte kandidat dhe angazhoi gjithë partinë e tij t’i dilnin kundër kandidatit të LSI. Me pak fjalë më saboti Viktor Tushën. Ne bëmë një marrëveshje që do votonim njëri-tjetrin, ai nuk i qënndroi asaj. Sa për marrëdhënie njerëzore, s’ka pasur ai me mua dhe s’ka shanse të ketë”,- tha Kryemadhi.
Ndër të tjera, ajo foli edhe për skepticizmin që kishte ndaj Ramës, kur Meta bëri marrëveshje me Ramën pas zgjedhjeve të vitit 2013.
“Po është e vërtetë që i thosha: Mos i beso, ki kujdes. Kam qënë kundër marrëveshjes në 2013”,- shtoi ajo.
(m.a/BalkanWeb)
Ti moj e majra cuc nuk i beson burrit tat e jo mo Rames. Rama te interesonte deri sa te shkonin gjerat mbare dhe pasuroheshe ne bas principit te rrjepjes dhe jo moralit per te bere shtet.
Ju ka dal boja prandaj duhet te largoheni si çift. Terhiqeni kemben zvarre edhe per Berushen e Ramen. Pas le tju vine lulka me te gjithe klasen aktuale te majte e te djathte.
Keshtu mund te shpetoj Shqiperia.