Të gjithë kemi probleme ndonjëherë për të gjetur forcën në vete ose në botën përreth nesh.
Fatmirësisht, njerëz të fortë mentalisht kanë dalë para nesh, dhe kanë thënë gjëra për të na ndihmuar të bëhemi më të fortë dhe për t’na inspiruar.
Ja ku janë 15 thëniet më të fuqishme për t’ju bërë të ndiheni më të fortë.
“Ai që ka frikë, do të vuajë, sepse ai është duke vuajtur për shkak të frikës” – Michael De Montaigne
“Para se të diagnostikoni veten me depresion, ose vetëbesim të ulët, së pari sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga injorantët.” – Sigmund Freud
“Duke kërkuar lumturinë e të tjerëve, do ta gjesh atë në veten tënde” – Anonim
“Të gjithë janë gjeni. Mirëpo nëse gjykoni një peshk në bazë të aftësisë së tij për tu ngjitur në pemë, do të jetojë gjithë jetën duke menduar se është një budalla.” – Albert Einstein
Nëse dëshironi lumturi për një orë – bëni një sy gjumë. Nëse dëshironi lumturi për një ditë – dilni për peshkim. Nëse dëshironi lumturi për një vit – fitoni para. Nëse dëshironi lumturi për një jetë – ndihmoni dikë.” – Proverbë kineze
“Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron ta shohësh në botë.” – Gandhi
“Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por ne fokusohemi aq shumë tek dera e mbyllur sa që nuk e shohim atë që është hapur për ne.” – Helen Kelelr.
“Sfidat janë ato që e bëjnë jetën më interesante, dhe kalimi i tyre e bën jetën kuptimplotë.” – Joshua J. Marine
“Jeta është mjaft e thjeshtë, por ne insistojmë ta bëjmë atë më të komplikuar.” – Confucious
“Një mendje e zgjeruar nga eksperiencat e reja, kurrë nuk mund të kthehet në dimensionet e vjetra. “ – Oliver Wendell Holmes.
(BalkanWeb)