“BalkanWeb” ka siguruar dosjen e Prokurorisë për bandën e Habilajve, në të cilën janë edhe përgjimet mes trafikantëve për drogën në Babicë të Vlorës. Në përgjimet e Prokurorisë, anëtarët e bandës së Habilajve flasin në telefon për drogën, ndërsa rezulton se për trafikun kanë dijeni dhe familjarë të tyre.

Në përgjimin që “BalkanWeb” sjell më poshtë është biseda mes Armand Koçerrit dhe motrës së tij. Kjo e fundit e telefonon dhe i thotë se ka ardhur një makinë. Ky informacion alarmon Koçerrin, i cili telefonon menjëherë shokun e tij, por ky i fundit i thotë se “janë tanët”.

Përgjimi:
Biseda nr.1334:
Me datë 02.10.2017, ora 7:13:14 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga ana e numrit 0695252289, që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:
645- Hë
289- Po vjen ti, ca po bën
645- Jo, pse
289- Ka hip një makinë poshtë shtëpive të Skënderit, u kthye dhe iku, ndaloi te fiqtë.
645- Po mirë
289- Po thash mos vinte ktu se pashë makinë tjetër, që vinin dritat ktu ballë për ballë me të, por kur u fut nga ne.
645- Mirë, mirë.

Biseda nr. 1342:
Më datë 02.10.2017, ora 7:36:32 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 355695493140, që përdoret nga një shtetas i paidentifikuar me këtë përmbajtje:
645- Ca bën
140- E ça do bëj, dola ktej nga lagjja jote
645- Nga lagjja ime?
140- Ë
645- Ti ishe me makinë andej?
140- Jo s’isha me makinë, isha në këmbë
645- Po kishte qenë një makinë pak më parë
140- Ë ë janë tanët
645- Ë
140- Janë pa dëme
645- Jo, jo, po them
140- Jo po ktu erdha unë ë
645- Është nonji që njeh aty
140- Eee janë tanët. Ku je ti cu bëre?
645- Unë jam në Vlorë, po më thanë ata të shpisë që kshu, kshu një makinë them.
140- E, rrini pa merak.
645- Jo, jo s’të mora për atë punë, po të mora direkt mos ka ashtu njeri me rrjetë, sado që të kam ty më vin informacioni.
140- Po janë njerëzit tanë.
645- E mirë xhaxha.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb