Një telefonatë e mistershme, të paktën për mediat, udhëzoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që të mos komentonte sulmin me raketa balistike që rusët kishin ndërmarrë ndaj Ukrainës.
Nuk është e qartë nëse ky ishte një një lëvizje e paramenduar apo një incident por gjatë konferencës javore të Ministrisë së Jashtme ruse, zëdhënësja Maria Zakharova mori një telefonatë nga dikush që i tha: “mos komentoni për sulmin me raketa balistike në Juzhmash, për të cilin tashmë po flasin perëndimorët”.
Zakharova i tha agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti se para konferencës ajo “pyeti nëse kjo ishte tema jonë” dhe “përgjigja erdhi gjatë konferencës: Ministria e Jashtme nuk komenton. Pra, nuk ka asnjë intrigë”.