Sheqeri është një ndër produktet ushqimore i cili po trajtohet nëpër gjithë botën si më problematiku për shëndetin e njeriut. Sheqeri është faktori kryesorë i shtimit të peshës së tepërt. Një studim i fundit i kryer nga Universiteti në Tel Aviv thotë se nëse nuk konsumoni sheqer për të paktën 3 ditë, trupi juaj do të ketë ndryshime mahnitëse.

1. Formë më e mirë e trupit
Duke u nisur nga dita e parë që ndaloni konsumimin e sheqerit do të keni mundësi të keni formë më të mirë të trupit si dhe gjithashtu flokët do të ju forcohen si dhe nuk do të vuani nga problemet shëndetësore që vijnë si pasojë e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.
2. Beli juaj do të jetë më i hollë
Konsumimi i sheqerit krijon akumulim të dhjamit rreth belit, por nëse ju ndaloni konsumimin e tij. Pas tre ditësh do të vëreni se beli juaj do të fillojë të humbasë centimetra!
3. Ndjeheni më mirë emocionalisht
Një tjetër faktor i cili është mjaft i rëndësishëm në jetën tuaj është gjendja emocionale, me ç’rast pas ndalimit të sheqerit trupi juaj do të prodhojë oksitocinën e cila në sasi të larta do të ju bëj të ndjeheni të lumtur dhe do të keni aftësi më të larta për të mundur stresin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: