Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka dërguar letër 12 Drejtorive Vendore të Policisë ku i kërkon që të zbatojë masat parandaluese të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria lidhur me koronavirusin.

Policia ka për detyrë të kontrollojë territorin dhe Ardi Veliu urdhëron Drejtoritë Vendore që të mos lejojnë grumbullimet e mëdha të njerzve në lokale, palestra, pub-e etj.

Po ashtu një tjetër urdhër i Veliut e ngarkon Policinë me përgjegjësinë që mos lejojë tifozët të futen në stadiume dhe të ndjekin ndeshje futbolli pasi ato do të luhen rregullisht por pa tifozë. Edhe pse koncertet, tubimet, manifestimet apo dëgjesat publike janë anuluar është detyrë e Policisë që të mos lejojë asnjë prej tyre.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb