Debate ka pasur te Komisioni hetimor i Sterilizimit, mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Shkak kanë qenë pyetjet që Vokshi i ka bërë dëshmitarit Genc Byrazeri, të cilat sipas Plarent Ndrecës janë quajtur intimiduese.

Kjo ka sjellë ngritjen e toneve me të dyve, duke kaluar edhe në kërcënime.

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?
Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit
Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh
Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.

Vokshi: Mbaroje tani

Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.

Vokshi: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb