TIRANE

Është shoqëruar me debate që nisje të tij, mbledhja e Komisionit të Ekosnomisë, ku diskutoheshin disa prej dekreteve të kthyera nga Presidenti, Ilir Meta. Kreu i këtij komisioni, Arben Ahmetaj ndërpreu mbledhjen në nisje të saj, pasi deputeti i opozitës në parlament hyri në sallë, ndërsa iu kërkua të ulet e të flasë si gjithë të tjerët. Pas replikave me njëri – tjetrin, ish ministri Ahmetaj ndërpreu mbledhjen deri në normalizimin e situatës.

Ahmetaj: Më fal, juve jeni anëtar i këtij komisioni?
Zeneli: Jo qytetar i thjeshtë, marr pjesë
Ahmetaj: Alban, ose ulu ose si qytetar .. ose në këmbë nuk flitet. Ulu, merr pjesë në komision është kënaqësi, bë pyetje. Atë e di unë, të lutem Alban po deshe ulu, vazhdo bë pyetje ngrë cështje.
Zeneli: Herë tjetër mos më thuaj mua kush je ti. S’do pyes ty unë ça do them. mos fol me mua kush je ti kush jam unë.
Ahmetaj: Z.Deputet.. ulu në tryezë edhe ngri cështje sa të duash.
Zeneli: aaa ashtu po. Po nuk do të pyes ty, do ulem apo s’do ulem
Ahmetaj: Unë e mbyll komisionin deri kur të vendoset rregulli
Zeneli: Mos more…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb