TIRANË

Situatë e tensionuar tek Teatri Kombëtar. Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj është përplasur me policinë, pasi nuk e ka lejuar të futet. Në videon e publikuar nga Partia Demokratike ai shihet teksa iu kërkon policëve që përpiqen ta largojnë të mos e prekin me dorë pasi është në një pronë publike dhe jo shtetërore.

Policia nuk ka lejuar as mediat. PD deklaron se forca të shumta policore kanë rrethuar gjatë pasdites Teatrin Kombëtar.

“Policia ka vendosur një gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të hyrjes për në ndërtesën e Teatrit dhe nuk lejon asnjeri të afrohet në oborr dhe as të futet brenda. Madje media është larguar siç duket edhe në videon e publikuar në FB forcërisht nga oborri mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme”, njofton PD.

Sipas PD, punonjësit me uniformën e policisë kanë ndaluar me forcë edhe përfaqësuesit e opozitës që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit ku janë ngujuar artistë dhe qytetarë.
“Gjatë këtij operacioni policor ndaj artit, nuk është kursyer edhe dhuna ndaj qytetarëve dhe ish-deputetëve të opozitës të cilët kanë të drejtë të futen në një hapësirë publike siç është teatri. Në pamjet e publikuara duket qartë sesi policia ka tejkaluar çdo kompetencë duke penguar qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, deklaron PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: