Në një kohë kur mbi 100 studentë janë ngujuar brenda fakultetit të Drejtësisë, mes të rinjve dhe rojeve të sigurisë private ka pasur tensione.


Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si studentët tentojnë që të hyjnë brenda fakultetit, nga dritarja, por pengohen nga roja. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të zhvillohet një debat, ndërsa një prej studentëve i ka kërkuar rojës që ‘mos t’i prekë studentët’.


“Mos më prek. E di vet unë nga ku futem”, shprehet një nga studentët që ndalohet nga roja, ndërsa një tjetër përsërit; Mos i prek studentët. Nuk ke të drejtë”.

Kujtojmë që mengjesin e sotëm studentët e kanë vazhduar protestën brenda fakultetit Juridik. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndersa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit, deri në plotësimin e 9 kërkesave të tyre.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)