TIRANË

Maxhoranca mbledh të hënën pasdite parlamentin në një seancë të posaçme plenare. Kështu raporton për “BalkanWeb” gazetari Ergys Gjençaj referuar burimeve.

Seanca do të mblidhet në orën 18:00 dhe madje deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë.

“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.

  • foto galeri

Edhe pse ishte planifikuar më parë që këtë të enjte Kuvendi do të mblidhej për ngritjen e komisionit parlamentar për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por ky planifikim duket se është shtyrë për seancën e së hënës me 8 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb